STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi, por shkakton rreziqe të tjera shëndetësore

schedule15:52 - 23 Prill, 2020

schedule 15:52 - 23 Prill, 2020

Studiuesit francezë po planifikojnë të testojnë pjesëza të nikotinës në pacientë me koronavirus dhe tek personeli shëndetësor, pasi një studim zbuloi se duhanpirësit janë më pak të rrezikuar për t’u infektuar me Covid 19.

Studimi i kryer në një spital në Paris, sugjeorn se një substancë përbërëse e cigares  ndoshta nikotina  mbron pacientët që pinë duhan që të mos preken me Covid-19.

Por eksperimentet klinike në këtë aspekt janë ende në pritje të miratimit të autoriteteve  shëndetësore në vend.  Gjithësesi, shkencëtarët këmbëngulin se ky nuk duhet parë si një inkurajim për popullsinë që të pinë duhan, pasi kjo sjell rreziqe të tjera fatale për shëndetin dhe vret 50 për qind të atyre që e kanë këtë zakon.

Në kohë që nikotina mund të mbrojë nga virusi, duhanpirësit e infektuar me Covid 19 kanë simptoma më serioze se të tjerët për shkak të pasojave toksike të duhanit në mushkëri.

Ekipi i shkencëtarëve ka pyetur 450 pacientë të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus, 350 prej të cilëve u shtruan në spital, ndërsa të tjerët me simptoma më të lehta u lanë në shtëpi.

U zbulua se nga ata që u shtruan në spital, mosha mesatare e të cilëve ishte 65, vetëm 4.4 për qind ishin duhanpirës të rregullt. Nga ata që u lanë në shtëpi 44 për qind ishin duhanpirës.

Duke marrë në konsideratë moshën dhe gjininë e pacientëve, mjekët zbuluan se numri i duhanpirësve ishte shumë i vogël se ai i popullsisë së përgjithshme të konfirmuar nga autoritetet shëndetësore me rreth 40 për qind më pak për ata të moshës 44-53 vjeç dhe 11.3% për ata të moshës 65-75 vjeç.

Neurobiologu Zhan Pier Shonzho, pjesë e këtij studimi, u shpreh se nikotina mund të ndalojë virusin që të arrijë qelizat në trup duke parandaluar përhapjen e tij. Nikotina gjithashtu mund të lehtësojë dhe reagimin e tepruar të sistemit të imunitetit të trupit, gjë që ka ndodhur në rastet më të rënda të infektimit me Covid-19.

Ky studim konfirmon një studim të mëparshëm kinez në fund të muajit mars ku thuhej se vetëm 12.6% nga një mijë persona të infektuar me koronavirus ishin duhanpirës. Në një kohë që numri i duhanpirësve në Kinë është 28%.

Të dhënat nga autoritetet shëndetësore të Parisit tregojnë se nga 11 mijë pacientë të shtruar në spitale me Kovid-19, 8.5% prej tyre ishin duhanpirës. Numri i duhanpirësve në Francë përbën rreth 25.4% të popullsisë.

Autorët francezë të studimit këmbëngulin se nga kërkimet e kryera mund të këmbëngulin në faktin se duhanpirësit e rregullt janë më pak të rrezikuar të kenë një infektim, apo infektim të rëndë të Covid 19 në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Ata thonë se efekti është domethënës pasi e ndan rrezikun në pesë për pacientët në terapi dhe në katër për ata që pranohen në spital. Dhe kjo është një gjë që rrallëherë shihet në mjekësi, përfundojnë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!