Studimi: Fëmijët mund të vuajnë nga “Covid i zgjatur”

schedule11:08 - 1 Prill, 2021

schedule 11:08 - 1 Prill, 2021

Bllokimet po zvarriten në të gjithë Europën, dhe për disa njerëz që kanë qenë të infektuar me COVID-19, simptomat e sëmundjes mund të zgjasin për muaj të tërë, raporton euronews.

Ndërsa sëmundja tek fëmijët ka tendencë të jetë më e lehtë, ka prova të reja që tregojnë se ata nuk janë të përjashtuar nga e ashtuquajtura “COVID i zgjatur”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka bërë thirrje për më shumë hulumtime në lidhje me këtë çështje, ka theksuar se rreth një në 10 persona të infektuar kanë simptoma  12 javë pas rezultatit pozitiv të testit.

Të dhënat e mbledhura në Britani midis muajit prill dhe dhjetor të 2020 sugjerojnë që edhe fëmijët  preken nga simptomat e zgjatura të Covid.

Zyra e Statistikave Kombëtare vlerëson se 12.9 për qind e të anketuarve të moshës 2 dhe 11, dhe 14.5 për qind e atyre në mes të 12-16 kanë raportuar  simptoma si: lodhje, kollë, dhimbje koke, humbje e shijes apo nuhatjes apo dhimbje të muskujve pesë javë pas infektimit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!