Sarah Boseley, Simon Murphy dhe Josh Halliday raportojnë se COVID-19 në Angli ka arritur në një fazë kritike.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi raportohet se rastet mbeten të larta në Anglinë veriore.
Po ashtu një rritje dramatike e rasteve të reja është regjistruar në të gjitha zonat.
Studimi u realizua nga Imperial College London. Ekspertët paralajmëruan se masat aktuale nuk po ndihmonin në parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe se duhej një ndërhyrje urgjente për të shmangur një rritje të pacientëve të shtuar në spital si edhe të viktimave, shkruan The Guardian.
Infeksionet më të larta rezultuan për moshat 18-24-vjeç, por që përhapje e lartë tek grupmoshat më të vjetra.
Në veri-lindje ku edhe u vendosën kufizimet e para, u vu re një rënie e infeksioneve tek të rinjtë dhe një rritje tek mosha mbi 65-vjeç.
/abcnews.al/