Studimi: COVID-19 mbijeton në lëkurë pesë herë më shumë se gripi

schedule09:43 - 18 Tetor, 2020

schedule 09:43 - 18 Tetor, 2020

Koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, bëjnë me dije studiuesit japonezë, ndërsa bëjnë thirrje për kujdes maksimal të higjienës dhe larje të shpeshtë të duarve.

Sipas një studimi të botuar në revistën Klinike të Sëmundjeve Infektive, theksohet se patogjeni që shkakton gripin mbijeton në lëkurën e njeriut për rreth 1,8 orë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mbijetesa 9-orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit të kontaktit duke përshpejtuar pandeminë”.

Sakaq studimi mbështet udhëzimet e OBSH-së për larje të rregullt të duarve për të kufizuar transmetimin e koronavirusit.

“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit të kontaktit; megjithatë, kujdesi i treguar ndaj higjienës së duarve mund të zvogëlojë këtë rrezik, ” sqarojnë studiuesit japonezë.

/abcnews.al/