STUDIMI: Ç’na pret këtë dimër, sinoptikanët parashikojnë temperatura të ulëta

schedule11:10 - 4 Shtator, 2020

schedule 11:10 - 4 Shtator, 2020

Studiuesit që studiojnë ndryshimet klimatike në Itali së fundmi kanë theksuar se dimri i këtij viti pritet të jetë i ftohtë.

Sipas ilmeteo.it studiuesit kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik. Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.

Në kuadër të këtij studimi mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalines, që ndikon në dendësinë e ujit.

Ndër të tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme  do të kishte efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.

Gjithashtu mësohet se dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë dhe madje me dëborë. e.su./abcnews.al