Studimi britanik: Në 2030, SHBA zbret nga froni i ekonomisë

schedule23:02 - 10 Janar, 2019

schedule 23:02 - 10 Janar, 2019

Pas një dekade Amerika do të bjerë nga froni i ekonomisë më të fuqishme në botë. Një studim i realizuar nga një firmë britanike parashikon një fuqizim të frikshëm të fuqive të reja të cilat do të spostojnë nga lista ekonomitë tradicionale të botës.

Amerika do të bjerë në vendin e tretë të ekonomive më të fuqishme të botës, pas Kinës dhe Indisë që do të zaptojnë dy vendet e para në vitet e ardhshme. Kështu thotë një studim i kryer nga kompania financiare britanike “Standard Chartered”, që harton renditjen vjetore të 10 ekonomive më të mëdha të planetit. Studimi parashikon se Shtetet e Bashkuara do të mbeten pas dy fuqive aziatike duke nisur nga viti 2030, ndërkohë që ekonomi të tjera në zhvillim do të zënë 7 vendet e tjera të dhjetëshes.

Ndërkohë, pas Amerikës parashikohet të renditet Indonezia, një ndër vendet në zhvillim më të fuqishme në botë. Përmasat e ekonomisë së një vendi përcaktohen nga prodhimi i brendshëm, GDP, që mat vlerën në treg të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore. Kompania “Standard Chartered” parashikon gjithashtu se do të jetë Turqia ajo që do të rrumbullakosë 5 vendet e para të top-listës. Nga Amerika Latine,

Brazili është i vetmi vend që do të mund të hyjë në renditjen e më të mëdhenjve. Konkretisht, parashikohet që vendi i raskapitur nga dhuna dhe destabiliteti politik të kthehet në ekonominë e gjashtë në botë në vitin 2030, me një GDP prej 8.6 trilionë dollarë.

Nga Lindja e Mesme, kandidati kryesor për të hyrë në listë është Egjipti, që do të zërë vendin e shtatë me një GDP prej 8.2 trilionë dollarë; ndërsa Rusia do të jetë e teta me 7.9 trilionë. Japonia dhe Gjermania pritet të pësojnë një rënie të lirë. Gjigandi aziatik ka gjasa të përfundojë i nënti, me 7.2 trilionë dollarë GDP; ndërsa ai europian do të mbyllë listën në vendin e dhjetë, me 6.9 trilionë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!