Studimi britanik: 1 në 3 persona vuajnë nga “Covid i zgjatur”

schedule08:39 - 29 Shtator, 2021

schedule 08:39 - 29 Shtator, 2021

Sipas një studimi britanik, më shumë se 1 në 3 pacientë  vuajnë nga “Covid i zgjatur”. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit, Institutin Britanik për Kërkime Shëndetësore dhe Qendrën Biomjekësore të Oksfordit morën mostra nga më shumë se 270,000 persona në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit zbuluan se 37% e pacientëve kishin të paktën një simptomë tre deri në gjashtë muaj pas infektimit me Coivd. Simptomat më të zakonshme ishin problemet me frymëmarrjen, me stomakun, ankthin edhe depresionin.

Sipas studimit, simptomat afatgjata mund të prekin çdo grupmoshë. Sidoqoftë simptomat ishin më të zakonshme te gratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!