Pothuajse të gjithë fëmijët e vegjël, madje edhe ata që jetojnë në një shtëpi ku askush nuk pi duhan, kanë gjurmë nikotine në duar, sipas një studimi shkencor amerikan. Fëmijët e vegjël priren të kapin gjithçka – tavolina, rroba, lodra, etj dhe më pas prekin gojën dhe fytyrën, shkruajnë mediat e huaja
Kjo i bën ata më të rrezikuar, ndaj mbetjeve kimike të cigareve apo sipërfaqeve të objekteve. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i San Diegos dhe Universiteti i Cincinnati, të botuar në American Medical Journal JAMA Network Open, analizuan të dhënat për 504 fëmijë nën moshën 11 vjeç dhe zbuluan se të paktën 97% kishin gjurmë të nikotinës në duart e tyre.
Në fakt, më shumë se 95% e fëmijëve vinin nga familje që nuk pinin duhan kështu që ekspozimi ndaj nikotinës ishte për shkak të vizitës së duhanpirësve ose kontaktit të fëmijëve me objektet jashtë shtëpisë.
Fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta kishin më shumë gjurmë të dukshme të nikotinës në duart e tyre sesa ata nga familjet me të ardhura të larta. Studiuesit theksuan nevojën për të mbrojtur fëmijët nga tymi i duhanit në shtëpi, në makinë apo edhe vende të tjera.
/abcnews.al