Të kesh astmë mund të rrisë gjasat për abort dhe problemet me fertilitetin tek gratë, tregon një studim i ri danez.
“Ne zbuluam se gratë që plotësonin përkufizimin e astmës kishin një shkallë më të lartë të humbjes së fetusit dhe një përdorim më të madh të trajtimit të fertilitetit. Sa më e rëndë të ishte astma dhe sa më shumë shpërthime të përjetonin gratë, aq më shumë kishte gjasa që ato të kishin nevojë për trajtim të fertilitetit“, tha autorja kryesore e studimit Dr. Anne Vejen Hansen nga departamenti i mjekësisë së frymëmarrjes në Spitalin Universitar të Kopenhagës.
Ekipi i saj prezantoi gjetjet e tij të martën në Vjenë në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Frymëmarrjes (ERS).
Studimi i ri u fokusua në të dhënat e pothuajse 770,000 grave daneze të lindura nga viti 1976 deri në 1999 dhe më pas u gjurmuan nga 1994 deri në 2017, gjatë viteve të tyre primare riprodhuese./abcnews.al