Një tjetër ndeshje futbolli ka ndikuar për keq në humbjen e jetës së disa personave. Në Angli janë fiksuar me studimin e dueleve të fundit përpara ndërprerjes së futbollit prej koronavirusit. Një prej tyre është derbi Manchester United-Manchester City, sfidë e zhvilluar në datë 8 mars.
“Djajtë e Kuq” fituan 2-0, teksa The Guardian ka bërë një zbulim befasues. “Old Trafford” ishte plot dhe 37 persona kanë humbur jetën më vonë prej infektimit në këtë ndeshje. E njëjta gjë pretendohet edhe për duelin e Champions League midis Liverpool dhe Atletico Madrid.
Polemika krijoi edhe zhvillimi me tifozë i Atalanta-Valencia, përballje që u luajt në “San Siro”, aty ku mendohet se plasi keq COVID-19. Pasojat e dhanë më vonë, Bergamo u godit shumë nga virusi i tmerrshëm, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe në Spanjë. / abcnews.al