Shumica dërrmuese e pacientëve (90%) që vuajnë nga simptomat e Covid të zgjatur do të shohin shenja të përmirësimit pas dy viteve, sipas një studimi të ri.
Në studim morën pjesë mbi 2,197 pacientë që vuanin nga Covid i zgjatur. Rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive.
Lodhje, kollë, vështirësi në frymëmarrje, ethe, humbje të shijes, nuhatjes, vështirësi në përqendrim, depression janë disa nga simptomat. Sipas studimit, rreth 90% ende raportojnë simptoma një vit pas infeksionit fillestar.
Shumica dërrmuese (91%) shohin një përmirësim të ngadaltë të simptomave të tyre me kalimin e kohës (me një reduktim mesatar prej 25% të numrit të simptomave në dy vitet pas fillimit të tyre).
Rezultatet e studimit do t’i lejojnë pacientët të informohen më mirë për evolucionin e Covid-it të zgjatur dhe një vlerësim më të saktë të nevojave të sistemit shëndetësor për t’u përballur me sëmundjen.