Studimi: 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

schedule10:51 - 24 Janar, 2021

schedule 10:51 - 24 Janar, 2021

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D. Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj diellit.

Njerëzve iu duhet të ekspozohen të paktën 20 minuta në ditë ndaj rrezeve të diellit për të marrë sasinë e përshtatshme, prandaj shpesh nevojitet një suplement për të arritur një nivel të shëndetshëm. Në fakt, personeli shëndetësor po e përdorin vitamina si një trajtim për Covid-19 dhe jo vetëm për parandalim, shkruan abcnews.al.

Mjeku Peter Osborne tha për FOX 26 se vitamina D është një nga mënyrat më të thjeshta dhe të përballueshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi se për të forcuar sistemin imunitar është e nevojshme të përdoren katër shtresa të ndryshme – vitamina D, C, zink dhe Quercetin, një bioflavonoid natyral që hap qelizat në trup në mënyrë që zinku të futet brenda.

Osborne sugjeroi disa burime dietike të vitaminës D si vaji i mëlçisë së merlucit, peshqit me yndyrë dhe kërpudhat, që mund t’i ndihmojnë njerëzit të arrijnë dozën e rekomanduar ditore.  “Unë rekomandoj një terapi me vitaminën D. 1.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D për kile.

Pra, nëse jeni 100 kile, do të merrnit 100,000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D për tre ditë. Pas kësaj, nuk keni pse të vazhdoni të merrni doza më të larta, por tre ditë me dozë të lartë të vitaminës D do të ngrenë nivelet tuaja të vitaminës D në nivele të përshtatshme “, shpjegoi Osborne. /abcnews.al