Më shumë se 4 në 10 pacientë me COVID-19 janë asimptomatikë, sipas një studimi global kinez. Studimi përfshiu 30 milionë persona, ku 40.5% e rasteve me Covid nuk kishin simptoma. Në fakt, përqindja e asimptomatikëve ishte më e lartë në grupe të caktuara, duke përfshirë gratë shtatzëna (54%), persona që udhëtonin me avion dhe anije turistike (53%) dhe stafin e azileve (48%).
“Përqindja e lartë e asimptomatikëve tregon rrezikun e mundshëm të transmetimit të virusit në komunitet,” tha autori i studimit, profesor Min Liu i Universitetit të Pekinit në një artikull në revistën JAMA Network Open.
Simptomat tipike të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë, humbje të shijes ose nuhatjes, lodhje dhe gulçim. Megjithatë, ka shumë që nuk kanë asnjë nga këto simptoma, por mund ta transmetojnë virusin.
Hulumtimet globale kanë treguar gjithashtu se të rinjtë që janë bartës të virusit kanë më shumë gjasa të jenë asimptomatikë. Në veçanti, personat nën moshën 39 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë asimptomatikë, duke konfirmuar hulumtimet e mëparshme.
“Kërkimet kanë treguar se të rinjtë të cilët shpesh kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma janë një burim i mundshëm transmetimi në komunitet”, sipas autorëve të studimit.
/abcnews.al