Ndërsa fëmijët po përgatiten për tu rikthyer në shkolla, shumica prej tyre vuajnë nga “Covid i zgjatur”. Disa fëmijë që janë infektuar me koronavirus dhe janë shëruar nga sëmundja vuajnë nga simptoma afatgjata neurologjike, fizike ose psikiatrike, shkruan kathimerini
Sipas studimeve “COVID i zgjatur” prek midis 10% dhe 30% të të rriturve. Vlerësimet për fëmijët, megjithatë, nuk janë aq të qarta. Sipas disa pediatërve 11% deri në 15% e fëmijëve përjetojnë simptoma edhe pas rikuperimit.
Kjo sfidë përkon me rritjen e shpejtë të rasteve me Covid të fëmijët për shkak të variantit Delta dhe faktit se më pak se 50% e moshës 12 deri në 17 vjeç janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, raporton abcnews.al
Mjekët kanë deklaruar se edhe të rinjtë me simptoma të lehta ose asimptomatike mund të përjetojnë “COVID të zgjatur”.
“Pasojat janë të mëdha, pasi këta fëmijë janë në vitet e formimit.”
Gati 4.2 milionë të rinj janë infektuar me COVID në Shtetet e Bashkuara, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
“Ne kemi regjistruar një përqindje të pacientëve të rinj që raportojnë lodhje, dhimbje koke, konfuzion, humbje të kujtesës dhe aftësisë për t’u përqendruar, çrregullime të gjumit dhe ndryshime të vazhdueshme në shije dhe nuhatje.
“Këto simptoma mund të shfaqen edhe dy muaj pas shërimit, “tha Dr. Molly Wilson-Murphy, një neurologe infektive në Spitalin Pediatrik të Bostonit.
Por ka ende shumë të panjohura për “ Covid-in e zgjatur”. Disa simptoma të kujtojnë efektet e goditjes në tru. Të tjerat, të tilla si paaftësia për t’u përqendruar, i referohen simptomave të sindromës së lodhjes kronike.
Disa pacientë zhvillojnë takikardi dhe aritmi.
17-vjeçari Mesaia Rodriguez nuk kishte ndonjë problem shëndetësor deri në momentin që u infektua me koronavirus në nëntor. Pas shërimit, ai u detyrua të heqë dorë nga basketbolli: “Unë u përpoqa të luaja basketboll kohët e fundit, por ndjeva dhimbje të forta dhe hoqa dorë.
Pas COVID -it u bëra antisocial, nuk më pëlqen të flas me njerëzit, “tha Mesaia. Mjeku i tij, Dr. Alexandra Yonts nga Spitali Pediatrik i Uashingtonit, i atribuon simptomat e rënda të pacientit të saj “përgjigjes së tepërt imune të trupit ndaj COVID”./abcnews.al