Studime për mjekësi/ Maturantët nga trevat shqiptare konkurojnë në Tiranë

schedule15:41 - 18 Shtator, 2023

schedule 15:41 - 18 Shtator, 2023

Rona Latifi ka udhëtuar nga Presheva në Tiranë, për të dhënë provimin e mjekësisë. Ajo ka përfunduar maturën dhe për të studiuar ka zgjedhur Shqipërinë.  Idetë për zgjedhjen e saj i ka të qarta.

“Kam zgjedhur Shqipërinë për të studiuar sepse mendoj është një vend më i zhvilluar, mjekësia më e zhvilluar dhe spitalet gjithashtu.”

Mjekësia është një pasion i vjetër për Ronën dhe një ditë pret të veshë bluzën e bardhë t’i shërbyer komunitetit të saj.

“Eshte pasioni im, e kam menduar qe ne klase te peste. Kam zgjedhur kete drejtim se dua te ndihmoj njerezit ne te ardhmen.”

Lina Bibi është një tjetër maturante nga trevat shqifolëse që ka zgjedhur Shqipërinë për të studiuar. E reja nga Bujanovci është ekselente dhe thotë se Shqipëria i jep mundësinë për t’u shkolluar.

“E zgjodha Shqiperine se ne vendet tona nuk kemi mundesi me u shkollu. Ne kosove nuk kam arrit me u pranu, kam ardh tani ne shqiperi. Mesataren e kam 5, ketu eshte 10.”

Lina thotë se pasi të mbarojë studimet dëshiron të kthehet në qytetin e saj, pasi ka nevojë për mjekë.

“Mendoj të kthehem sepse atje ka nevojë për mjekë.”

Universiteti i Mjekësisë ka vënë në dispozicion të maturantëve nga trojet shqiptare 30 kuota. Në testin e informatizuar që u zhvillua të hënën morën pjesë 23 kandidatë. Testi përbën 30% të peshës së pranimit, ndërsa 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës shtetërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!