Studime në Britaninë e Madhe, përfaqësuesit e Cats College në Tiranë

schedule22:02 - 24 Janar, 2018

schedule 22:02 - 24 Janar, 2018

Për dy ditë me rradhë, përfaqësuesit e Cats College do jenë në Tiranë për të mirëpritur të gjithë studentët shqiptarë të interesuar për të kryer studimet në shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rrjedhojë e kërkesave të shumta të të rinjve shqiptarë është rikthyer panairi që ofron mundësitë e studimit në shkollat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë vit vjen për herë të parë Cardiff Six Form College, kolegji më i mirë në Britaninë e Madhe, që ofron bursa deri në 50 përqind.

“Unë vij nga programi Cambridge Centre for Sixth-form Studies dhe kemi një program i cili përfshin nivelet A. Për prindërit që po kërkojnë një shkollë dhe komunitet që të kujdesen për fëmijët e tyre, kjo është shkolla e duhur. Ka një program ndryshe pasi është një shkollë e vogël që i jep më shumë mundësi studentit dhe procesin e nis në Shtator. Nga Shtatori do të kemi një numër më të madh bursash për studentët shqiptarë”.

Cambridge, Londër, Cardiff, Birmingham, Rochester, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hollandë dhe Suedi i japin mundësinë studentëve të ndjekin shkollat më të njohura.

“Ndodhemi këtu për të informuar studentët dhe familjarët e tyre lidhur me M.P.W Colleges, të cilat ofrojnë programe të ndryshme parauniversitare, A- level dhe të tjera”.

“M.P.W ndodhet në tre qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe në Londër, Kembrixh dhe në Birmingam. Në secilin prej këtyre qyteteve ka diçka unike. Kjo varet nga preferencat e studentit. Klasat që do ndjekin përbëhen nga 9 deri në 10 studentë, pra janë klasa të vogla dhe secili merr vëmendjen maksimale nga stafi akademik”.

“Cambridge Education Group është rikthyer sërish në Shqipëri për të përzgjedhur studentët më të mirë që të përfitojnë bursa stuimi nga 10 deri në 50 për qind për studime para universitare dhe universitare”.

Ky panair i veçantë, që zhvillohet në hotel Rogner, këtë të enjte dhe të premte nga ora 11:00 deri në orën 18:00, mirëpret studentët me rezultate të shkëlqyera që të flasin nga afër me menaxherët dhe pedagogët e ardhur nga Anglia./abcnews.al