Studim: Ndryshimet klimatike mund të rrisin temperaturat në Athinës për 3,5 gradë Celsius pas vitit 2040

schedule08:22 - 6 Gusht, 2024

schedule 08:22 - 6 Gusht, 2024

Sipas një studimi të ri, kriza klimatike mund të rrisë temperaturat në kryeqytetin grek me 3,5 gradë Celsius pas vitit 2040.

Sipas gjetjeve të një studimi nga Constantinos Cartalis, profesor i fizikës mjedisore dhe klimatike në Universitetin e Athinës, temperatura mesatare e ajrit në zonën metropolitane të kryeqytetit mund të rritet me më shumë se 3,5 gradë midis 2041 dhe 2070 krahasuar me 1971-2000, për shkak të efekteve të kombinuara të ndryshimit të klimës dhe fenomenit të ishullit të nxehtësisë urbane, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.

Duke folur për agjencinë, Cartalis tha se Athina pasqyron tendencat më të gjera të motit në Mesdheun Juglindor dhe globalisht, me frekuencë, intensitet dhe kohëzgjatje të rritur të valëve të të nxehtit për shkak të ngrohjes globale të krijuar nga njeriu gjatë 150 viteve të fundit.

Duke paralajmëruar se qytetet janë veçanërisht të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike për shkak të efektit urban të “ishullit të nxehtësisë”, ai tha:

“Ky efekt rezulton nga mbulimi më i ulët i bimësisë, thithja më e lartë e rrezatimit diellor dhe burimet shtesë të nxehtësisë nga makinat, industria dhe ndërtesat”.

Ai gjithashtu tha se si rezultat i kësaj, zonat urbane ftohen më ngadalë se ato rurale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!