Çiftet zvicerane janë më të lumturit në Europë. Ky përfundim ka dal pas një studimi të realizuar nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat.
Pjesëmarrësve iu kërkua që të vlerësojnë marrëdhënien e tyre me një rezultat nga një deri në dhjetë. Në këtë mënyrë, Zvicra ishte mbi mesataren kontinentale prej 8, duke shkuar në 8.6.
Irlanda, Malta, Sllovenia dhe Austria gjithashtu u vlerësuan lartë. Ndërsa vlerësimi më i ulët në Evropë ishte Bullgaria, me 6.6, pasi është i vetmi vend në listë që i vlerëson marrëdhëniet e tij nën 7.
Çiftet në Turqi, Greqi dhe Serbi gjithashtu nuk kanë vlerësimet më të mira për marrëdhëniet e tyre, duke dhënë nota midis 7 dhe 7.4./abcnews.al