Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentja shqiptare gjendet e vrarë në Itali/ Arrestohet i dashuri i saj, trupin e pajetë e fshehu në valixhe

schedule11:03 - 2 Prill, 2025

schedule 11:03 - 2 Prill, 2025

ITALI- Policia Italiane ka gjetur të pajetë trupin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22 vjeçare në Romë pasi ajo ishte raportuar e zhdukur që prej 25 marsit. Autoritetet italiane konfirmuan lajmin se trupi I vajzës pasi ishte vrare  ishte future në valixhe dhe ishte hedhur në një zone të pyllëzuar në Poli, rreth 30 kilometra larg romës .
Policia ka arrestuar ish të dashurin e Ilaria Sulës, 23 vjeçarin Marc Samson  shtetasin filipinez i cili ka pranuae autorësinë e krimit përpara hetuesve .  23 vjecari Filipinez rapoertohet se  vrau studenten shqiptare me një thikë dhe më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në një zone të pyllëzur. I riu kishte përdorur edhe telefinin e 22 vjeçares për të bërë statuse në rrjetet sociale dhe më pas e kishte hedhur atë në një pusetë.

Ishte pikërisht ky detaj që ndihmoi policinë të gjente dhe arrestonte 23 vjecarin qe iu dha informacione autoriteteve se ku e kishte hedhur trupun e studentes shqiptare.

Motivet që shtyn të riun filipinez të kryente krimin makabër mbeten ende të panjohura.

Vëllai i Ilarias, Leon Sulaj ka rrëfyer se e dinte për lidhjen që e motra kishte pasur me 23 vjecarin Filipnez për rreth një vit , megjithatë ai thotë se nuk mund të kuptojë se përse ai e vrau atë. Ajo ishte  e qetë dhe sme kishte treguar për problemet që kishte ka deklaruar I vëllai.

Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por se celulari i saj punonte dhe se dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj.

Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolege ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.22 vjecarja shqiptare ishte studente ne degen e  Statistikës në Universitetin La Sapienza të Romës.

Ekspertiza shkencore në banesën e ish-të dashurit

Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia mbërriti në apartamentin e shtetasit filipinas në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku mëngjesin e sotëm u krye një kontroll nga policia shkencore.

I njëjti person, me të cilin viktima kishte shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë natën e zhdukjes, është identifikuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai mund të ndalohet së shpejti.

Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!