Studenti vlonjat që i tha Ramës: Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin

schedule16:27 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 16:27 - 19 Dhjetor, 2018

Cili është studenti vlonjat që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Universitetin e Vlorës. ABC Neës u takua me të pas takimit.

Ky është student i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin”.

Andi Bërdëllima, në vitin e tretë të juridikut, gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i bëri kryeministrit Rama një historik të qeverisjes së tij.

 “Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin”– i tha ai Ramës.

Andi Bërdëllima, student: “Nuk e thashë thjesht për bujë, sa për t’u dukur, por është diçka që çdokush e ndjen, nuk ka ç’them më shumë, se do kaloja te pjesa  e partive”.

Bërdëllima foli edhe  për familjen e tij; nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati kishte marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai denoncoi se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki, nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

Andi Bërdëllima, student:  “Unë i thosha mos e paguaj se kemi shpresa për legalizime falas. E paguaj këstin disa milionë dhe rreth një vit nuk erdhi fare ajo. Seç u bënë ca ndryshime, me kërkesa dhe kërcënime boshe nga ana jonë, na mori posta në telefon dhe tha që ka ardhur leja e legalizimeve”.

 “Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, me vjen turp”-tha ai.

Andi Bërdëllima, student: “Duket sikur jam kundër kryeministrit, Nuk jam fare kundër kryeministrit, madje më duket më cool nga të gjithë kryeministrat. Ai është më afër realitetit e shikon që është keq dhe e thotë, por nuk po ndryshon gjë realisht”.

Pasi Rama pyeti Bërdëllimën se si e kishte blerë iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky ia ia ktheu: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!