Studenti shqiptar nga Moska në ABC Live: Shoqërisë ruse i mungon informacioni mbi luftën, kemi frikë

schedule12:39 - 4 Mars, 2022

schedule 12:39 - 4 Mars, 2022

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë një ndër çështjet më shqetësuese të ditëve të fundit në të gjithë botën.  Këtë të premte në një intervistë për ABC Live me gazetaren Sibora Bitri një student nga Moska ka treguar se si është situata atje.

Studenti identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të sigurisë së tij, thekson se ato janë paralajmëruar që të bëjnë kujdes me intervistat që japin pasi në të kundërt do të merren masa ndaj tyre.

Shqiptari në Rusi, tregon se në media kryesisht hapësira zihet me propagandë dhe me shumë zëra nga radhët e qeveritarëve të cilët theksojnë se situata me Ukrainën ishte një domosdoshmëri.

Ai ndër të tjera ka theksuar se informacioni është i cunguar dhe nuk transmetohet ajo që po ndodh vërtet atje. Sipas të riut shqiptar në Moskë informacionet i marrin nga rrjetet sociale por duke ndryshuar lokacionin dhe duke e bërë sikur janë në Gjermani si vendndodhje.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Ia ka folur gjithashtu dhe për protestat e rusëve në lidhje me këtë situatë, ku sipas bisedave me miqtë duket se 50% e rusëve mbështesin sulmin ndërsa pjesa tjetër e dënon duke e cilësuar si krim njerëzor.

Intervista me studentin shqiptar në Moskë:

Gazetarja: Prej sa kohësh ndodhesh në Moskë?

Studenti: Prej katër vitesh unë jam në Moskë, studioj me bursë dhe nuk jam në kontakt me punë.

Gazetarja: Në media thuhet se shqiptarët që jetojnë e punojnë kanë frikë, pse është kjo situatë?

Studenti: Mund të ndodhë që të më ndërpritet bursa ose rasti më i keq mund të dëbohem në Shqipëri.

Gazetarja: Sa janë të kontrolluara mediat ruse në informacionet që japin. A keni akses në të gjithë rrjetet sociale?

Studenti: Media është e kontrolluar infomacioni është i kontrolluar, por që nuk transmetohet asnjë lloj lajmë nga ia që ndodh në Ukrainë.

Gazetarja: Çfarë deklarojnë dhe transmetojnë mediat atje?

Studenti: Emisionet janë të pakta në numër dhe janë vetëm në fokusin e propagandës ruse dhe e shikojnë këtë si një domosdoshmëri që i duhej Rusisë që të ndërhynte aty. Pjesa më e madh është nga qeveritarët që i japin zë kësaj kauze.

Gazetarja: A i përdorni rrjetet sociale?

Studenti: Pjesërish punojnë ne i përdorimin përmes një gjeolokacioni sikur jemi në gjermani, ditët e para kishim probleme ne internetin, me youtube dhe sidomos në ditët e para pasi videot nuk shkarkoheshin dhe ne nuk arrinim që ti shikonim deri në fund. Ne informohemi nga mediat shqiptare dhe mediat ndërkombëtare si BBC, CNN, etj. Në Rusi ka shumë mungesë informacioni njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë fshihet pas atyre sanksioneve.

Gazetarja: Po si është përditshmeria aty?

Studenti: Në Moskë ku unë ndodhem jeta vijon normalisht në punë, në shkollë dhe universitete ku çdo shërbim është në rregull. Në banka ndodh që radha është e gjatë dhe mund të tërheqim vetëm monedhën ruse. Kartat ruse vetëm funksionojnë. Ne shqiptarët dhe të huajt e tjerë kemi problem me monedha tona.

Gazetarja: A ka shqiptarët të tjerë që mund të kenë dhenë intervistë në mediat e tjera dhe mund të jenë penalizuar?

Studenti: Nuk e di nëse ka pasur por ka pasur një lloj tërheqje vëmendje, që thuhet që kujdes kur prononcoheni nëpër mediat. Këto informacione më janë thënë në mënyrë konfidenciale nga miqtë dhe jo nga institucionet shtetërore.  Familjarët ndodhen në Shqipëri dhe janë të shqetësuar, por të gjithë familjarë tonë duhet që të jenë të qetë pasi Moska është e qetë dhe jemi të qetë.

Gazetarja:A kanë pasur problem me fluturimet?

Studenti: Ka një pjesë studentësh që duan që të zgjedhin, pasi për ne shqiptarët situata është e paqartë dhe duke qenë pjesë e NATO-s mund të na deponojnë nga momenti në moment dhe një pjesë janë kthyer nga Turqia.

Gazetarja: A ka protesta në Moskë?

Studenti: Ka protesta por që ato janë në zona të ndryshme pasi Moska është e madhe. Autoritetet ruse  pretekstin që kanë për arrestimin e qytetarëve është fakti se protestat duhet që të paralajmërohen. Një pjesë e shef si normale si krim kundër njerëzimit ndërsa një pjesë e përkrahin. Me miqtë që unë kam me miqtë kam mësuar se avokatë të shumtë vendosin që ti mbrojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!