Një student kinez i kthyer nga Nju Jorku dyshohet se ka infektuar një numër të madh banorësh në qytet.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se më shumë se 70 persona janë infektuar dhe mbi 4000 janë duke u testuar në Harbin.
Në kuadër të masave parandaluese në këtë qytet kinez të gjithë janë vendosur karantine kundër koronavirusit të ri pasi u zbulua një shpërthim i ri.
Ndërkohë zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet dhe kanë urdhëruar komunitetet të monitorojnë nga afër vizitorët jolokalë dhe automjetet në qytetin me rreth 10 milionë banorë.
Pika kontrolli janë instaluar në aeroport dhe stacionet e trenave, për të kontrolluar ata që vijnë nga jashtë./abcnews.al