Studentët pa certifikatën, por me kartonin e vaksinimit mbeten jashtë universitetit të Vlorës

schedule11:39 - 18 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 18 Tetor, 2021

Universiteti i Vlorës duket se është dhe institucioni që e ka zbatuar deri në fund urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë duke mos lejuar që asnjë student i pa vaksinuar të futet brenda institucionit.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC se të gjithë studentët që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen që të bëhen pjesë e auditorëve në asnjë fakultet në universitetin “ Ismail Qemali”.

Gjithashtu jashtë auditorit kanë ngelur dhe studentët të cilët kanë pasur vetëm kartonin e vaksinimit dhe u duhej që të aplikonin dhe të merrnin certifikatën e vaksinimit nga E-Albania.

Ndër të tjera mësohet se nga vetë rektorati është pohuar se dhe në ditët në vijim studentët e pavaksinuar dhe pa tampon nuk do të lejohen në universitet./abcnews.al