Protesta e studentëve shqiptarë në zemër të Shkupit, e ka shqetësuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.
Ai deklaroi për median shtetërore se zhgënjimi i të rinjve i ka rrënjët në kohën e tranzicionit, ndërsa janë lajmëruar partnerët ndërkombëtarë si Bashkimi Europian dhe NATO-s se eksponentë të opozitës po e politizojnë protestën dhe po tentojnë të destabilizojnë vendin.
“Është fakt se dje pamë një numër të madh të aktivistëve dhe funksionarëve të lartë të cilët ishin në protestë dhe i dhanë konotacion politik. Për këtë i kemi informuar aleatët në NATO por edhe të BE-së për tentim të opozitës për të destabilizuar vendin dhe kjo nuk gjeti mbështetje nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.”
Ai shpjegoi pse çështja është kthyer në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa lajmëroi se po punohet për një zgjidhje.
“Është fakt se ligji për zbatimin e gjuhëve është kontestuar para gjykatës kushtetuese, fakt është se kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias kur bëhet fjalë për dygjuhësinë në gjyqësor sepse së pari nuk kemi resurse të mëdha për ta implementuar dhe e dyta nuk garantohet sundimi i së drejtës dhe për këtë shkak ata fuqishëm na rekomandojnë që të kthehemi në ligjin e vitit 2008-2009. Njëkohësisht është fakt se studentët të cilët mësojnë fakultetin juridik në gjuhën amtare në këtë rast në gjuhën shqipe kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe janë pjesë e sistemit arsimor në RMV, kështu që ne kemi formuar komisioni i cili po punon në gjendjen e zgjidhjes e cila do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare”.
Studentët e drejtësisë protetsuan me kërkesën e tyre kryesore për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e percaktuar me kushtetutë, bazat e të cilës janë që nga marrëveshja e Ohrit nënshkruar në 2001-shin.
Protesta e tyre ka hapur plagë të vjetra në shtetin fqinjë, duke ngritur pikëpyetje nëse po respektohet shqiptarët dhe të drejtat e tyre si element shteëformues dhe nëse ka tentativa për të ëvën në zbatim skenarin “maqedonia e maqedonase”.


