Studentët në protestë, Rama publikon videon me premtimet e mbajtura

schedule12:47 - 22 Maj, 2019

schedule 12:47 - 22 Maj, 2019

Reagimi i kryeministrit Edi Rama për protestën e thirrur sot nga studentët, është shprehur përmes një videoinformacioni të publikuar në rrjetin social facebook.

Në materialin filmik kryeministri Rama rendit angazhimet e qeverisë dhe premtimet e mbajtura sipas tij lidhur me paktin me Universitetin.

Duket se nuk e ka fjalën për protestuesit që dolën para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, por për ata që ia renditën kërkesat rreth 4 muaj më parë. Edhe ballafaqimin me këtë të fundit e bën duke zgjedhur të përmbledhë në një videoinformacion premtimet që sipas tij janë mbajtur.

86,271 studentëve i janë zeruar apo përgjysmuar tarifat në të gjitha degët bachelor.

11,779 studentë ekselentë nuk paguajnë taksën e shkollës dhe 3,238 studentë në nevojë që u përjashtuan nga këto tarifa. 71, 254 studentë të tjerë përfituan ulje me 50% të tarifës.

Më shumë transparencë e vendimarrje kanë studentët sot sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri.Për të mos nëvlerësuar as premtimin për Kartën e studentit ofrohen shërbime me çmime të reduktuara për transport dhe 14 fusha të tjera shërbimesh.

Sot studentët kanë të mundur të kërkojnë ndër të tjera në bibliotekën dixhitale universitare libra mësimore në format pdf, artikuj e revista shkencore e disertacione / teza.

Informacioni i bërë publik në  faqen e facebook-ut të kryemiistrit Rama tregojnë edhe për investimet e kryera në sistemin arsimor. Qeveria ka akorduar 300 milionë lekë shtesë nga buxheti 2019 për konviktet e ka nisur rehabilitimin e 13 rezidencave studentore në Tiranë nëpërmjet financimit 16.8 milionë eurosh nga qeveria gjermane.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!