Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentët në mbrojtje të gjuhës shqipe/ RMV, Dauti: Duam që zëri ynë të dëgjohet, të kemi të drejta të barabarta

schedule17:18 - 3 Prill, 2026

schedule 17:18 - 3 Prill, 2026

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestë më 6 prill.

Ata janë të pakënaqur me qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë, që nuk u ofron atyre mundësinë të japin provimin e Jurisprudencës edhe në Gjuhën Shqipe krahas asaj maqedonase.

Studenti në Tetovë, Arion Dauti tha se studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Sipas Dautit, duhet mbështetje nga partitë politike, megjithëse nënvizoi se çështja nuk duhet të politizohet.



“Ora 12:30 do të fillojë protesta. Ne si studentë do ta bëjmë zërin tonë ta dëgjojnë të gjithë. Duam të drejtat tona, të drejta të barabarta si të gjithë qytetarët në Maqedoni. Ne, studentët, ndalesa apo pengesa që ne ta japim provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, po na mohon si komb. Jemi të merakosur për të ardhmen tonë. Ne mësimet i kemi në gjuhën shqipe. Ne kërkojmë të drejta si gjithë të tjerët, të mbahet provimi në gjuhën shqipe. Kjo është çështje 100 përqind e studentëve. Është e filluar nga studentët dhe do të mbyllet nga studentët. Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Është ngritur kjo çështje në Kuvend. Nëse protesta shkon në vesh të shurdhër, mund të thërrasim protestë tjetër. Duam që zëri jonë të dëgjohet. Duam mbështetje nga të gjithë shqiptarët në Ballkan”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!