Studentët në Filipine krijojnë kapele “anti-kopje”, bëhen virale në rrjet

schedule09:49 - 24 Tetor, 2022

schedule 09:49 - 24 Tetor, 2022

Disa kapele anti-kopje  që një profesoreshë kolegji në Filipine u kërkoi studentëve të saj të krijonin para provimeve janë bërë virale.

Ideja erdhi nga profesoresha e inxhinierisë Mary-Jo Madan-Ortiz, e cila, siç tha ajo për BBC, po kërkonte “mënyra të këndshme” për të siguruar “ndershmëri” në klasën e saj.

Kështu, ajo u kërkoi studentëve të saj që të bënin këto kapele të çuditshme në pak minuta me çfarëdo sendesh që kishin në dorë në atë kohë.

Rezultati ishte mbresëlënës. Disa prej tyre përdorën helmetat e tyre të motoçikletave dhe disa të tjerë përdorën paletat e vezëve.

Sipas profesoreshës Madan-Ortiz, për shkak të iniciativës së saj, studentët kanë shënuar rezultate më të mira në provime pasi kushtet e rrepta të provimit i kanë bërë ata të lexojnë më intensivisht.

Më e rëndësishmja, sipas saj, ishte se askush nuk arriti të kopjojë këtë vit!

/Abcnews.al/