Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore, ministria ende pa vendim

schedule14:42 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:42 - 2 Shkurt, 2021

Teksa Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë ende me një vendim në lidhje me kërkesën e studentëve për kthimin në auditore, ata vazhdojnë mbledhjen e firmave.

Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditoreve jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ata theksojnë se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve, ndërsa shtojnë se opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.



“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se brenda kësaj jave do të merret një vendim për peticionin e dërguar nga studentët për zhvillimin e provimeve në auditore./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!