Studentët: Jo rektorë me plagjiaturë/ Zgjedhjet në universitetet, në 5 prej tyre ka vetëm një kandidat

schedule10:47 - 14 Qershor, 2024

schedule 10:47 - 14 Qershor, 2024

Në prag të zgjedhjeve në Universitet   përfaqësues të shoqërisë civile, studentëve dhe pedagogëve kanë akuzuar  drejtues  të institucioneve të arsimit të lartë dhe kandidatë në garë për plagjiaturë.    Atyre i kanë kërkuar tërheqjen ndërsa ministrisë së Arsimit  pezullimin e Rektorit  të Universitetit të Tiranës dhe   zgjedhjeve deri në  shqyrtimin e  çështjes.

“Artan Hoxha i cili do të duhet të ishte shembulli perfekt sesi një drejtues do duhet të ishte dhe të frymëzojë stafin që drejton dhe studentët dhe të tregojë vlerat e vërteta të një profesori jo vetëm që nuk e bën këtë por reflekton shembull se si një rektor nuk duhet të jetë, por gjithsesi rasti i rektorit nuk është i vetmi në fakultetin e drejtësisë Dorina Hoxha kandidon në garë për tu bërë dekane dhe nga i njëjti skandal bërë publik pak ditë më parë ka kryer plagjiaturë së bashku me kandidatin për dekan Bernard Dosti rezulton po ashtu se ka kryer plagjiaturë”, tha studenti Igli Llapaj.

“Në ditën kur drejtuesit e universitetit kapen me plagjiaturë  njerëzit qe duhet  ta zgjidhnin luajnë ping-pong me shqetësimin tonë. Këshilli i Etikës thotë duhet ta sjellin pedagogët denoncimin,  pedagogët thonë e ka senati, senati thotë e ka ministria, ministrja thotë se e ka  presidenti dhe presidenti pret që ta zgjidhin pedagogët “, u shpreh Mateo Yskollari, student.

Shoqëria civile thotë se do ti drejtohet gjithashtu  institucioneve të drejtësisë.

“Ne kemi kërkuar formularin antiplagjiaturë që kanë firmosur të gjithë kandidatë në këtë universitet  secili prej tyre  ka deklaruar se nuk ka plagjiaturë në punimet e tij  këtë formular do t’ia lemë prokurorisë dhe organeve të tjera të gjykatës për ta verifikuar në qoftë se kjo është e drejtë apo e padrejtë dhe të gjithë ata që janë sot në këtë këshill etike  në komisionin institucional zgjedhor do ti çojmë për shpërdormi detyre që po heshtin”, tha Rigels Xhemollari, “Qëndresa Qyetare”.

Ndërkohë  studentë e pedagogë shprehën shqetësimin se në zgjedhjet për drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë që do të zhvillohen me 21 qershor në pesë universitete nga gjashtë në Tiranë ka vetëm një kandidat për Rektor.

“Është e jashtëzakonshme shtypja dhe mungesa e hapësirës për alternativë,  universitetet e fundit në Evropë nuk kanë brenda tyre alternative  për të dalë. Profesorët dhe studentët do të shkojnë të votojnë, por nuk do të shkojnë të zgjedhin sepse nuk kanë alternativë se kë të zgjedhin”, tha Migen Qeraxhi, “Qëndresa Qytetare”.

“Nuk ka garë është me një kandidat se nuk pranuan të tjerë të vinin kandiaturën se ka një dorë të zezë që ka uzurpuar universitetet”, tha  Lush  Susaj, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

Sipas tyre kjo reflekton mungesën e hapësirës për alternativa që të mund të ndryshonin renditjen e  universiteteve shqiptarë në  rankimet ndërkombëtare.

ZGJEDHJET PER REKTOR

Universiteti Politeknik i Tiranës                          Akli Fundo

Universiteti  I Tiranës                                         Artan Hoxha

Universiteti Bujqësor I Tiranës                 Fatbardh Sallaku

Universiteti i Mjekësisë së Tiranës           Xheladin Draçini

Universiteti  I Sporteve                                           Agron Kasa

Universiteti I Arteve                        Artan Peqini   Erald Bakalli

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!