Studentët e mjekësisë i kthehen praktikës me orë të zgjatura

schedule18:26 - 19 Shtator, 2021

schedule 18:26 - 19 Shtator, 2021

Nga Ema Shazivari

Studentët e fakultetit të mjekësisë ishin ata të cilët u prekën më së shumti nga mësimi online. Prej 1 viti e gjysmë ata nuk kanë zhvilluar praktikat për shkak të pandemisë.

Rektori Arben Gjata, thotë për ABC se për këtë arsye këtë vit të ri akademik është propozuar që praktikat të zhvillohen në orare të zgjatura, për të rikuperuar orët e humbura.

Gjata thotë se Ministrisë së Shëndetësisë i është propozuar që në muajin prill vaksinimi i studentëve të mjekësisë. Thotë se ata këtë vit do të kenë mundësinë të vaksinohen në ambientet e fakultetit.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur si kusht vaksinimin për rikthimin në auditore. Studentët e mjekësisë, ndryshe nga ata të fakulteteve të tjera, kanë kërkuar shumë herët marrjen e dozave. /abcnews.al