Studentët e Ekonomikut në protestë: Tarifat e papërballueshme, duam përgjysmim të tyre

schedule16:12 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:12 - 24 Shtator, 2020

Nga Maksi Rama

Përgjysmim tarifash për studimet e nivelit të dytë dhe lehtësira në pagesa ose rishikim tarifash për sistemin Bachelor. Këto kërkesa u parashtruan nga studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës gjatë një proteste këtë të enjte

“Kemi vështirësi financiare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë”, shprehet një student.

“MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës.”, thotë një tjetër.

Kërkesat e tyre studentët i kanë depozituar te Bordi i Administrimit të UT-së, i cili reagoi e njoftoi një mbledhje urgjente për shqyrtimin e tyre.

Ministria e Arsimit nuk ka ende një reagim për kërkesat e studentëve, ndaj ata kanë lënë si afat të fundit 30 shtatorin për të marrë një përgjigje, në të kundërt do protestojnë sërish. /abcnews.al