Studentë e qytetarë/ 107 mijë pjesëmarrës në protesta, Arianit Sllamiku flet për situatën në Beograd: Tubimet jo të dhunshme, por në vijim mund të ndryshojnë

schedule09:07 - 17 Mars, 2025

schedule 09:07 - 17 Mars, 2025

Mijëra qytetarë protestuan më 15 mars në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News Arianit Sllamiku, foli për protestat në Serbi. Deri më tani nuk janë zhvilluar të dhunshme, por gjithashtu shtoi se në ditët në vijim situata mund edhe të tensionohet.

Gjatë intervistës, ai theksoi se protestat në Serbi nuk janë mbyllur, por vazhdojnë ende.

“Shumica e mediave shqipfolëse në Kosovë, fatkeqësisht edhe në Shqipëri, nuk e kanë paraqitur vijën e ngjarjeve kronologjikisht siç ka ndodhur, por shpallën protestat e mbyllura. Protestat kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe sot”, tha ai.

Çfarë “topi zanor” dhe pse u përdor?

Ai foli edhe për armën zanore që u theksuar se u përdor gjatë protestave të zhvilluar në Beograd.

“Arma është prodhim amerikan, është e ndaluar në Amerikë dhe BE të përdoret sepse shkakton edhe çrregullim mendor, probleme të shëndetit. Pjesën e dëgjimit për personat që e kanë me aparat dëgjimi i dëmton. Është rrezik për jetët e njerëzve. Ky prodhim amerikan arriti në duart e Serbëve falë Izraelit. Izraeli ia dhuroi në fund të vitit të kaluar Vuçiçit”, tha më tej ai.

Në Novi Sad, 15 njerëz humbën jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Studentë, punëtorë dhe fermerë kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili është në pushtet prej 12 vitesh. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, vjedhje fondesh dhe fshehje të së vërtetës nëpërmjet ndërhyrjes në gjyqësor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!