Student ekselent në Universitetin e Michigan-it, i riu shqiptar plotëson ëndrrën e gjyshit, kërcen në Festivalin e Gjirokastrës

schedule09:31 - 14 Korrik, 2023

schedule 09:31 - 14 Korrik, 2023

Mark Luigj Sinishtaj është një djalë shqiptar që ka lindur në SHBA, por që në fëmijëri ka ndjekur traditat tona. Ai është një student i shkëlqyer në Universitetin e Michiganit, njëherazi dhe një valltarr shumë i zoti. Së fundmi, bashkë me koreografen e grupit Gjergj Kastrioti, Joli Agolli Paparisto, Marku ka kërcyer në Festivalin e Gjirokastrës, duke ndjekur edhe gjurmët e gjyshit të tij.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë folur për këtë eksperiencë të rrallë, duke ndarë emocionet e paharrueshme.

“Është një eksperiencë shumë e çuditshme, por që u realizua. Aty kanë kërcyer gjyshërit, prindërit e mi. Ka qenë shumë, shumë emocionuese për mua.

Unë studioj për financë në Universitetin e Michiganit dhe jam një student ekselent”, u shpreh Marku.

“Për të gjithë ata që e ndoqën, ishte një eksperiencë e paharruar për Markun. Mua personalisht më ka bërë shumë krenare, sepse ka spikatur dhe shkëlqen. Mua më ka ardhur i vogël, por në fakt prezantimin e parë e ka pasur në një festival për shqiptarët në Boston. Ka qene 7 vjeç dhe ka kërcyer një valle me motive të Malsisë. Ishte shumë e bukur dhe që atëherë Marku nuk iu nda më skenës deri te festivali.

Marku në qoftë se e vutë re ka një teknik të jashtëzakonshme dhe shumë i talentuar. Nuk i prek këmba në tokë. Do doja ta shikoja një herë në skenë me artistat profesionistë. Kjo do të ishte një nga ëndrrat e mia.

Marku ka dhe emrin e djalit tim dhe e kam njohur që 5 vjeç. Ai e ka me pasion këtë gjë dhe njeh çdo repertor”, tha Joli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!