Strukturë e re arbitrazhi/ Synohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve me bizneset

schedule14:12 - 12 Qershor, 2023

schedule 14:12 - 12 Qershor, 2023

Mosmarrëveshjet midis biznesve ose midis bizneseve dhe shtetit do të trajtohen nga një strukturë e re arbitrazhi në vend.

Komisinioni i ekonomisë ka miratuar projektligjin i cili ofron një proçedurë më shumë për të ndihmuar bizneset në zgjidhjen e problematikave të karakterit pasuror. Kjo nismë synon të ulë kostot e bizneseve në një kohë që ka zvarritje të këtyre çështjeve për shkak të vetingut.

Zv.ministri i drejtësisë sqaroi se kjo strukturë nuk mënjanon ato që tashmë ekzistojnë.

“Kjo strukturë nuk eleminon mënyrat e tjera të ankesave është një procedurë më shumë për të ndihmuar bizneset shqiptare për të ulur kostot”

Në bazë të këtij projektligji çështjet që janë aktualisht në pritje të vendimit të gjykatës, palët kanë të drejtë që, nëse bien dakord me njëra-tjetrën, të ndërpresin procesin në gjykatë dhe t’i drejtohen arbitrazhit për një zgjidhje më të shpejtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!