Në pikën e përbashkët kufitarë Morinë është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u shkri pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. E gjithë struktura policore e kësaj pike është zëvendësuar e po vijon punën normalisht. E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës. Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.
Struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha përfshirë edhe nivelet drejtuese të saj dhe tashmë ndodhen në procedim hetimor. Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHÇBA dhe SPAK, bashkë me IPK e Kosovës.
Në Gjykatën e Posaçme dje është zhvilluar seanca gjyqësore për 34 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 32 prej tyre janë efektivë e punonjës të kufirit në Kukës, dhe dy të tjerë qytetarë. Në përgjimet e SPAK që ABC disponon, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Ndërsa një vajzë nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe është lejuar të hyjë nga Kosova në Shqipëri kundrejt parave.
Lexo edhe: Ryshfet e kontrabandë në Morinë, GJKKO lë në fuqi kërkesën e SPAK
Për 16 prej tyre u caktua në mungesë arrest në burg, arrest në shtëpi për 12 të tjerë, për 4 efektivë pezullim nga detyra si dhe masa arrest shtëpie për dy qytetarë.
Lexo edhe: “Mos hajde pa 250 mijë”, Abcnews.al zbardh përgjimet që fundosën efektivët në Morinë
Në përgjimet e SPAK që ABC disponon tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para. Pagesat e që merrnin ishin kryesisht nga 10 euro, por varionte edhe më shumë.
/abcnews.al