Stresi dhe Noizy janë dy nga rivalët më të fortë në rrepin shqiptar. Mirëpo, duket se djemtë kanë vendosur t’i lënë pas të gjitha hatërmbetjet dhe tashmë kanë marrëdhënie të mira.
Së fundmi, Stresi i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim nuk kanë munguar pyetjet për Noizyn.
I pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim mes tyre, ai u përgjigj: “Çdo ditë këtë pyetje keni. Është e rëndësishme që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë për tjerat vijnë vet pa plane. Respekt për të gjithë fansat vetëm kështu të bashkuar s’ka gjë që na thyen”.
Kjo ka bërë që fansat nga ky moment të shpresojnë se mes tyre do të ketë një duet, gjë të cilën nuk na duhet veçse të presim./abcnews.al