Prej disa ditësh, reperi i njohur Stresi, ndodhet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Ai gjatë kësaj kohe ka folur herë pas here për jetën e tij private.
Madje, në një moment reperi ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga loja.
Ndërsa, ditën e djeshme, Stresi së bashku me banorët e tjerë i bëri një urim mamit për ditëlindje, duke i kënduar këngën “Happy birthday”./abcnews.al