Stresi shkruan fjalët më të ndjera për nënën dhe ka një mesazh për të gjithë

schedule18:22 - 18 Korrik, 2021

schedule 18:22 - 18 Korrik, 2021

Stresi ka treguar shpeshherë se gëzon një raport mjaft të ngushtë me mamanë e tij. Reperi nuk nguron asnjëherë t’ja shprehë publikisht dashurinë që ka për të dhe këtë gjë ka bërë së fundmi. Teksa shprehet se familja është gjëja më e rëndësishme për të, reperi ka përcjellë dhe një mesazh të rëndësishëm ndaj të gjithëve.

“Asgjë tjetër s’ka më rëndësi se ti nënë, e di pse të postoj çdo ditë për t’i thënë të gjithëve që duajeni pa masë prindin sa e keni. Bëjeni të lumtur sepse ndikon çdo gjë tek ata në lidhje me ty mundohuni në max t’jua lehtësoni çdo gjë biles edhe t’i gënjeni kur s’jeni mirë, t’i thoni jemi për mrekulli.

Ju nuk e keni idenë sa e vlerësoj familjen sepse kam kaluar shumë në jetë, kam pa me sy shumë, kam përjetu gjona të paimagjonueshme, kam rreziku jetën në shumë raste dhe a ja vlejti???? Kur kthej kokën çfarë mrekullie kam familjen, çdo gjë e harroj. Ndaj vlerësojeni gruan tuaj, motrën, nënën, babën, vëllain, askush nuk të do si njerëzit e shtëpisë. Sa për tjerat Bb4life deri n’dhe.”

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!