Reperi i njohur Stresi duket se është futur sërish në telashe. Stresit i është marrë patenta nga policia.
Teksa ishte në një video live në Instagram, Stresi ka filmuar momentin kur i kanë marrë patentën. Videoja më pas është fshirë nga vetë ai mirëpo thuhet se ky veprim e revoltoi shumë reperin.
Madje, ai i është drejtuar policisë duke i thënë se i’a kanë bërë kastile pasi dihen problemet e tij të shpeshta me policinë.
Ngjarjen e ka konfirmuar vetë rreperi në llogarinë e tij të Instagramit duke ripostuar një lajm që u bë publik menjëherë pas ngjarjes.