Stresi rrëfen skenarin: Do të hynim në PD dhe do i hidhnim të gjithë nga kati i dytë

schedule23:13 - 22 Janar, 2022

schedule 23:13 - 22 Janar, 2022

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ishte një nga personat e arrestuar për protestën e 8 Janarit në selinë e PD-së që degjeneroi në dhunë dhe përplasje, që çoi në shkatërrimin e katit të parë të selisë blu.

Por cili ishte plani i protestuesve të thirrur nga Sali Berisha? Stresi duke folur për “MCN” ka rrëfyer skenarin që kishin protestuesit, por që për fat të mirë u bllokua nga policia.

Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Bashës i them drejtpërdrejt se me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata.

Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!