Stresi reagon sërish për vrasjen e “Tallman”: Fajin e ka shoqëria, çfarë bën në momentin e ngjarjes

schedule15:44 - 13 Maj, 2021

schedule 15:44 - 13 Maj, 2021

Reperi i njohur Stresi ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Mehmet Qemës nga shoku i ngushtë te “5 Maji”.

Përmes një postimi në Instatory, ai ka dalë kundër shokëve të 27-vjeçarit, të cilët sipas tij duhet ta kishin dërguar menjëherë në spital dhe jo të merreshin me gëzhojat.

Saka, Stresi ka theksuar se viktimën duhet ta çonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek ky i fundit nuk ka police.

I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se 27-vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Tallman” u vra nga miku i tij, Marjus Dema i cili pas vetdorëzimit në polici u shpreh se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Qema kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!