Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka publikuar së fundmi një video në Instragram që ka shkaktuar reagime të shumta. Reperi shihet teksa bashkë me disa shokë të tij, bën xhiro me kalë dhe njëri prej tyre që ishte duke i filmuar rrëzohet.
“Shokun se lo po kalit s’kam ca i boj”, shkruan Stresi krahas videos, ku komentet komike kanë qenë të shumta. Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte komenti i njërit prej ndjekësve, që i shkruan reperit: “Me këtë video do ngelesh pa nuse”.
Kujtojmë që Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e me Kejsin. Pak kohë më parë, ndërsa gjithçka dukej se po shkonte mirë mes tyre pas rikthimit, Kejsi përmes një postimi në Instagram tregoi indirekt se janë ndarë sërish, duke lënë të nënkuptohej se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhëtisë.
“Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka publikuar në InstaStory. /abcnews.al