Edhe pse ndodhet në arrati prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Në postimin e fundit, ai ka ndarë një foto të një bisede me kamerë të zhvilluar me shokët e tij. Ndërsa në mbishkrimin e fotos, Stresi thotë se nuk i shet shokët, nga që këtë ndjenjë e ka provuar vetë.
“As per 1 milion paund nuk e shes shokin sepse e kam ndje ate dhimbje vet jam shit po fundi kane shit veten kthehet baba ne lagje ket vere e jau q… listen e dasmes”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Stresi është në duet me Getinjon, me titull “Jam dorëzu”. l.k/abcnews.al