Stresi paralajmëron nga arratia: Ditën që do kthehem, kuku për ju

schedule19:42 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:42 - 12 Shkurt, 2021

Prej disa muajsh Stresi ndodhet në arrati, pasi policia e shpalli në kërkim pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi u largua nga Shqipëria dhe duke qenë se është larg, mungesën e tij më së shumti e ka ndjerë e ëma e tij. Kjo e fundit ka shkruar se ndjen mall për të birin, bisedë të cilën reperi e ka publikuar në Instagram.

“O Zhak jam mërzit për ty! Më ka marrë malli shumë me të përqafue. Kam merak për ty shumë, kur ishe këtu nuk kisha frikë për asgjë se të kisha afër. Vetëm lutem papushim për ty. Të përqafoj fort”, ka shkruar e ëma, ndërsa Stresi ia ka kthyer: “Unë jam shumë mirë mam dhe mu më merr malli për nanën teme po ja do vi shpejt. Të përqafoj”.

Por krahas këtij postimi, Stresi ka paralajmëruar se të gjithë ata që po e mbajnë larg familjes do e pësojnë keq sapo të kthehet në vend. “Vetëm një gjë di t’ju them: Jam larg familjes shkaku i padrejtësive, por ditën që do kthehem ne i themi ndryshe kuku për ju”, ka shkruar Stresi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!