Stresi paralajmëron bashkëpunimin me reperin e njohur

schedule15:30 - 1 Gusht, 2020

schedule 15:30 - 1 Gusht, 2020

Stresi është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, që ka sjellë një sërë hitesh ndër vite. Së fundmi, reperi ka bërë me dije se ka finalizuar projektin më të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin e njohur Finem. Përmes një postimi në Instagram, reperi ka publikuar edhe disa sekuenca nga klipi i këngës. “Së shpejti, Gazin n’fund.”, ka shkruar Stresi krahas videos që ka publikuar.

 

View this post on Instagram

 

#ComingSoon 🔥🔥🔥 #GAzinNFund @badboyslabel @itsfinem #KPT #staytuned ⏱☄☄🤫🤫🤫

A post shared by STRESI (@stresi) on

Kujtojmë që Stresi është komentuar shpesh edhe për lidhjen me Keisin. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të marrëdhënies së tyre të vështirë, madje Stresi u përfol edhe për një lidhje me një modele.

Reperi i hodhi poshtë thashethemet se ka nisur një romancë të re, ndërsa pak ditë më parë tregoi gjithashtu se vazhdon akoma marrëdhënien me Keisin. Ai ndau një foto në Insastory, ku shihet së bashku me partneren, krahas së cilës shkroi: “Gruaja më e mirë në botë që më bon krenar”.