Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është kthyer në figurën kryesore të protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërsa është shpallur në kërkim nga policia, reperi i ka dërguar një mesazh nga rrjetet sociale kryeministrit Edi Rama.
Stresi thotë se duhet të japë dorëheqjen Ardi Veliu. “Tre duhet të japin dorëheqjen. Ardi Veliu është kupola e shtetit. Kupola më mafioze është drejtori i policisë. Çfarë kujtoni ju bira komunistash se i kaloni gjërat kështu. Edi Rama po të bëj thirrje drejtpërdrejtë je kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Ardi Veliu duhet të ikë nga kupola mafioze. Ai është krahu i djathtë i Edi Ramës. Ai i mbulon skenat e krimit për Edi Ramën. Edi Ramës i është bërë qejfi që iku Sandër Lleshaj. Është arritje për të. Menduat se nuk do çohemi ndonjë ditë me fol për njerëzit që keni vrarë”, thotë reperi.
LEXO EDHE: Në kërkim nga policia, Stresi kërkon largimin e Ardi Veliut: Do jem çdo ditë në protestë
Më herët gjatë ditës sot në një lidhje telefonike për ABC, reperi po ashtu tha se do të jetë i pranishëm në protestës, ndonëse është i shpallur në kërkim. Kryeministri Rama i është përgjigjur sot lëtyre thirrje, ndërsa ka përjashtuar çdo mundësi për largimin e Veliut. g.v/abcnews.al

