Prej kohësh, Stresi ka bërë me dije se po punon për albumin më të ri që mban titullin “Archimed”. Duket se punës së palodhshme i ka ardhur fundi, pasi reperi ka zbuluar ditën e sotme dhe datën e publikimit.
Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka bërë me dije se albumi do të publikohet ditën e premte. “Të Premten Ora 19:00. Super Premierë: Archimed,” shkruan Stresi në postimin e tij.
Reperi është shprehur se ky album do t’i mësojë të gjithë sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm. Kujtojmë që projekti më i fundit i reperit mban titullin “Për veti”, një duet me Finem dhe Solo. /abcnews.al