Stresi ironizon policinë: Mos rrini 30 vetë tek lagjia ime, nëse më kërkoni më gjeni në Youtube

schedule18:10 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 18:10 - 16 Dhjetor, 2020

Stresi ka reaguar sërish nga arratia pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës pak ditë më parë. Në një lidhje live në Instagram, reperi shprehet se nuk është tërhequr nga kauza dhe se nuk ka përse të kërkojë ndjesë ndaj policisë. Më tej, ai ironizon policinë teksa shprehet që mund ta gjejnë në Youtube.

“Unë nuk jam në Shqipëri e dashur polici shqiptare dhe as nuk e tregoj se ku ndodhem kështu që mos rrini aty tek lagjia ime kështu që mos rrini aty 30 policë duke fjet gjumë sepse kam kamerat e pallatit. Mos hidhni përgjuesa në ballkon, e keni të kotë fantazmën nuk mund ta zini kurrë. Nëse më kërkoni mua se ku jam, futuni në Youtube dhe del fytyra ime.

Mos rrini në lagjen time sepse unë nuk iu kam bërë gjë. I keni të gjitha videot dhe prandaj jeni duke plasur se nuk mund të gjeni gabim në atë protestë. Thjesht po unë jam organizator i asaj proteste të parë dhe që hapi kauzën kundra shtetit që na kanë vrarë shokun dhe munden me na vrarë prap.”, shprehet Stresi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!