Të shumta kanë qenë reagimet për ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit u shpall fituese.
Më i fundit që ka reaguar, është reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një fotografi me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘tag-u’ që Stresi i ka bërë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ti e njeh atë Vuçiç? Komandant Çelikun”, ka shkruar ai, duke marrë shumë mesazhe në ‘inbox’.
Kujtojmë që Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorirt “Katar 2022”.
Ndërsa, shqiptari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës./abcnews.al