Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka njoftuar me anë të postimi në rrjetet sociale se ka humbur mikun e tij.
Stresi ka ndarë një foto ku shfaqet me të, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.
“Ma ke këputur shpirtin sot kur mora lajmin. Qofsh i xhenetit”, shkruan Stresi në postim.
Ai ka ndarë edhe një bisedë që pa pasur me mikun e tij, ku i shprehnin njëri-tjetrit përzemërsinë dhe gatishmërinë për t’u gjendur pranë në çdo situatë./abcnews.al